Lideret e Superligës, Fer Volley, vazhdojnë formën e tyre të shkëlqyer me një fitore të pastër 3:0 (25:23, 25:19, 25:19)
ndaj KV Ferizaj në xhiron e 11-të.
Seti i parë ishte më rivalizues, me të dyja skuadrat që luftuan deri në fund, por Fer Volley mbajti epërsinë dhe triumfoi 25:23.
Në setet pasuese, skuadra vendase kontrolloi ritmin e lojës, duke i fituar të dyja me rezultat identik 25:19.
Me këtë fitore, Fer Volley ruan bilancin e pamposhtur dhe vazhdon të konfirmohet si favoriti kryesor i këtij edicioni në Raiffeisen Superligën e femrave.