Azevedo, president i ri i FIVB-së 

Volejboll

Azevedo, president i ri i FIVB-së 

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 23:40
Fabio Azevedo

53-vjeçari Fabio Azevedo nga Brazili është zgjedhur president i ri i Federatës Botërore të Volejbollit (FIVB), në Kongresin e 39-të Botëror që po mbahet në Porto, Portugali. Azevedo, i cili nuk kishte kundërkandidat, e mori mandatin e tij 8-vjeçar me aklamacion, në përputhje me rregulloret e FIVB-së.

“Me një përvojë prej 30 vitesh pranë sportit të volejbollit, Fabio Azevedo ka kontribuar në pozita të ndryshme, përfshirë 11 vitet e fundit si Drejtor i Përgjithshëm i FIVB-së. Zgjedhja e tij vjen si një vazhdimësi e përkushtimit për zhvillimin dhe ngritjen e këtij sporti në nivel global.

Federata e Volejbollit të Kosovës, e përfaqësuar në këtë kongres nga presidenti Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, i uron suksese z. Azevedo në detyrën e tij të re.

Jemi të bindur se bashkëpunimi i shkëlqyer që FVK ka ndërtuar me FIVB-në që nga pranimi ynë në këtë organizatë, do të vazhdojë dhe do të thellohet më tej për të kontribuar në zhvillimin e volejbollit në Kosovë dhe më gjerë.”, njofton FVK.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat