KV Golden Eagle Theranda ka siguruar një fitore të rëndësishme ndaj KV Lubotenit pas një ndeshjeje dramatike, duke triumfuar 2:3 (18:25, 25:16, 29:27, 12:25, 7:15) në xhiron e 11-të të Raiffeisen Superligës A.
Golden Eagle Theranda e nisi ndeshjen në mënyrë dominuese, duke fituar setin e parë 18:25.
Luboteni reagoi fuqishëm në setin e dytë, duke fituar bindshëm 25:16.
Seti i tretë ishte një betejë e jashtëzakonshme, që përfundoi 29:27 në favor të Lubotenit, duke i kaluar ata në epërsi 2-1.
Megjithatë, Theranda e tregoi forcën e saj duke dominuar setin e katërt 12:25 dhe duke e çuar ndeshjen në tie-break.
Në setin vendimtar, skuadra mysafire ruajti ritmin dhe përqendrimin, duke triumfuar 7:15 dhe siguruar dy pikë shumë të vlefshme.