Omoghibo përforcimi i radhës për Fer Volleyn

Volejboll

Omoghibo përforcimi i radhës për Fer Volleyn

Nga: K.G. Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 23:23
Ehize Omoghibo

Ekipi i Fer Volley kandidat për titullin e kampionit, ka përforcuar radhët me Ehize Omoghibo.

Ekipi nga Ferizaj është i pandalshëm në elitën e volejbollit dhe me këtë pritet të jetë edhe më fortë. 

“Ehize Omoghibo përforcimi i radhës për ekipin tonë.

Ehize vjen pas përvojave të sajë në shtete si 🇩🇪 Gjermania, 🇦🇹 Austria, 🇬🇷Greqia dhe së fundi🇹🇷 Turqi nga ku edhe u transferua në ekipin tonë.

Ehize  luan në rolin e korrektores, dhe ne jemi të sigurt që përvoja dhe aftësitë e saj do të sjellin energji të re në ekipin tonë

Vazhdojmë së bashku drejt synimeve tona”, ka njoftuar KV Fer Volley.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat