Sporti shqiptar në zi.
Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-volejbollistja e njohur në Shqipëri, Eda Shehu.
Ish-volejbollistja e mirënjohur e Korabit të Peshkopisë ka mbyllur sytë në moshën 64-vjeçare.
Eda Shehu nuk ka mundur të fitojë ‘luftën’ me sëmundjen e rëndë që i mori jetën. Ish-volejbollistja nuk njihet vetëm në sportin që ushtronte, pasi një periudhë ka punuar me pasion edhe si mësuese e edukimit fizik në Tiranë.
Një humbje e madhe që la pas dhimbje te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që kanë punuar me Eda Shehun.
Stafi i redaksisë së Newsport.al bashkohet me dhimbjen e familjarëve duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta për humbjen e njeriut të shtrenjtë.