Zv/ministrja e Sportit, Safije Sadiki-Shaini, së bashku me homologët e saj nga Shqipëria dhe Kosova kanë ndjekur “Kupën e Pavarësisë” në Volejboll, një organizim sportiv kushtuar festave të nëntorit.
“Isha e nderuar që së bashku me kolegen time, Daulina Osmani, zëvendës ministre e Rinisë, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Kosovës si dhe kolegun tim Endrit Hoxha, zëvendës ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, të përcjellim “Kupën Pavarësia” në Volejboll, ku po merr pjesë edhe ekipi i volejbollit “Shkëndija” nga Tetova.
“Kupa Pavarësia” po realizohet për nder të festave të nëntorit, ku po bashkon ekipet shqiptare të volejbollit nga të gjitha trojet tona.
Me këtë rast morëm nga një dekoratë nga Federata Shqiptare e Volejbollit të cilës iu falënderova kujdesin e treguar“, ka shkruar Sadiki-Shaini në Facebook.