Pas dominimit në kampionat, skuadra e Partizanit arrin të dominojë edhe në Kupën e Pavarësisë në volejboll për meshkuj.
Kampionët e Shqipërisë fituan sot pasdite 3-0 ndaj Skënderbeut (25-20, 25-13, 25-22) në finalen e luajtur në sallën sportive në Farkë.
Një ndeshje pa histori, komanduar nga kryeqytetasit në të triịa setet. Skënderbeu, që këtë sezon ka bërë një hop cilësor, nuk arriti dot të rivalizojë.
Gjithsesi, ekipi i trajnerit Ylli Tomorri ishte më superior në fushë, duke e merituar fitoren.
Meshkuj – Gjysmëfinale
Ferizaj – Skënderbeu, 0-3
Partizani – Shkëndija, 3-0
Meshkuj-Finale
Partizani – Skënderbeu, 3-0