Promovohet monografia “Xhavit Kajtazi – Sporti, shtetndërtimi dhe jeta publike”, nga autori Veli Kajtazi.!
Një ngjarje e veçantë kulturore u shënua sot me promovimin e monografisë së titulluar “Xhavit Kajtazi – Sporti, shtetndërtimi dhe jeta publike”, shkruar nga Veli Kajtazi.
"Kjo vepër paraqet një rrëfim të thellë për jetën dhe veprimtarinë e Xhavit Kajtazit, një personalitet i shquar i sportit, gazetarisë dhe shoqërisë kosovare.
Në parathënien e librit, autori thekson se monografia është një reflektim mbi ndikimin që Xhavit Kajtazi pati si sportist, trajner dhe intelektual, duke qenë një figurë e palodhur që përkushtimin e tij e vuri në shërbim të shoqërisë dhe sportit.
Ky libër nuk është vetëm një përmbledhje faktesh, por një portret i hollësishëm i një njeriu që besonte në fuqinë e ndryshimit.
Promovimi i kësaj monografie shënon një hap të rëndësishëm drejt ruajtjes së trashëgimisë së figurave sj Xhavit Kajtazi dhe shërben si frymëzim për brezat e ardhshëm", ka shkruar Federata e Volejbollit e Kosovës.