Ibraj e përfaqësoi denjësisht kosovën në CEV European Cup

Volejboll

Ibraj e përfaqësoi denjësisht kosovën në CEV European Cup

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 17:07
Foto e përbashkët

Supervisori ndërkombëtar, Ardian Ibraj, ishte protagonist në takimin e vlefshëm për 1/8 e finales të CEV European Cup mes ekipeve EKS Commercecon Łódź dhe Igor Gorgonzola Novara, i zhvilluar në Łódź të Polonisë.

"Përfaqësimi i tij u vlerësua me nota të larta nga autoritetet ndërkombëtare, duke dëshmuar profesionalizmin dhe përkushtimin që ai sjell në arenën evropiane të volejbollit.

Ndeshja u mbyll me fitoren e ekipit nga Novara, i cili triumfoi me rezultat 3-0, në një sfidë që reflektoi cilësi të lartë sportive dhe organizative.

Përfaqësimi i Ardian Ibrajt në një ngjarje kaq të rëndësishme është një tjetër dëshmi e rritjes së imazhit të volejbollit kosovar në skenën ndërkombëtare, duke i dhënë krenari sportit tonë dhe vendit tonë", ka njoftuar FVK:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat