Vllaznia përmbys Partizanin, Tirana mund pastër Pogradecin

Volejboll

Vllaznia përmbys Partizanin, Tirana mund pastër Pogradecin

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 14:39
Vllaznia

Pas Kupës Pavarësia, volejbolli shqiptar është rikthyer në parket për aktivitetet kombëtare, teksa dje është luajtur java e katërt e Kupës në Grupin B. Tirana ka rimarrë kreun e grupit falë fitores së pastër 0-3 në transfertë ndaj Pogradecit.Seti i parë ishte i luftuar dhe u mbyll 23-25 për vajzat bardheblu.

Në setin e dytë miket e kishin më të thjeshtë dhe fituan 20-25, ndërsa i mbyllën llogaritë duke marrë edhe fraksionin e tretë 22-25. Me këtë triumf vajzat e Adrian Gorencës ngjiten në krye të grupin në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Pogradeci mbetet i fundit, duke i bërë edhe ekipi i parë që eliminohet nga Kupa. Ndeshje me shumë rivalitet ishte përballja mes Vllaznisë dhe Partizanit në Shkodër.

Pasi mundën në javën e tretë Tiranën, shkodranet mposhtën 3-2 edhe të kuqet dhe tashmë duken një ekip i rilindur me rikthimin e trajneres Nora Deda. Sfida nisi me dominimin e Partizanit, që arriti të fitonte thellë, 12-25 në setin e parë. Vllaznia riktheu baraspeshën, duke marrë të dytin 25-21. Miket dominuan në setin e tretë në shifrat 17- 25, për të rimarrë epërsinë. Megjithatë Vllaznia nuk u dorëzua, teksa mori setin e katërt 25-23, për të fituar edhe setin final 15-13.

Për sa i përket renditjes, Partizani klasifikohet në vend të dytë me 8 pikë, ndërsa vajzat kuqeblu janë të tretat me 6 pikë. Sot do të vijojnë sfidat e Grupit B, me përballjen Dinamo-Teuta në orën 16:00 në Farkë, për t’u mbyllur të hënën me takimin Barleti-Skënderbeu në orën 14:00 në “Asllan Rusi”

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat