KV Fer Volley ka triumfuar (3:2) në një përballje dramatike ndaj KV Skënderaj, duke siguruar titullin e Kupës së Federatës pas një ndeshjeje të jashtëzakonshme me pesë sete.
Finalja nisi me epërsi të Skënderajt, që fitoi dy setet e para (24:26 dhe 18:25) falë përqendrimit dhe lojës së organizuar. Por Fer Volley reagoi fuqishëm, duke fituar setin e tretë me 25:19 dhe duke barazuar rezultatin në setin e katërt pas një loje dramatike me shifrat 26:24. Në setin vendimtar, Fer Volley tregoi forcën dhe qetësinë e kampionëve, duke siguruar fitoren 15:10 dhe kurorën e Kupës së Federatës.
"Medaljet për vendin e dytë u ndanë nga:
Gëzim Brahimi, anëtar i Bordit të FVK-së
Ardian Ibraj, komesar i garave
Medaljet për vendin e parë u ndanë nga:
Valon Xhafaj, nënkryetar i FVK-së
Emine Ramadani, nënkryetare e FVK-së
Valon Nikqi, sekretar i përgjithshëm i FVK-së
Kupën e Federatës ia dorëzoi kapitenes së KV Fer Volley, Aneta Beqiri, presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci.
Federata e Volejbollit e Kosovës uron KV Fer Volley për suksesin e madh të arritur! Një urim i veçantë shkon gjithashtu për KV Skënderaj për paraqitjen e shkëlqyer, që dhuroi emocion dhe spektakël për të gjithë sportdashësit", ka njoftuar FVK.