Ferizaj ka triumfuar me 3:2 ((25:22, 18:25, 17:25, 25:11, 18:16) në një përballje dramatike ndaj KV Peja, duke siguruar titullin e Kupës së Federatës pas një ndeshjeje të jashtëzakonshme me pesë sete.
Kupën e Federatës ia dorëzoi kapitenit së KV Ferizaj, Butrint BYTYÇI, dy nënkryetarët e FVK-së, Emine Ramadani Reka dhe Valon Xhafaj.
Federata e Volejbollit e Kosovës uron KV Ferizaj për suksesin e madh të arritur!
Një urim i veçantë shkon gjithashtu për KV Peja për paraqitjen e shkëlqyer, që dhuroi emocion dhe spektakël për të gjithë sportdashësit", njofton FVK.