Lirohen në procedurë të rregullt dy lojtarët e përfshirë në rrahje në Ferizaj

Volejboll

Lirohen në procedurë të rregullt dy lojtarët e përfshirë në rrahje në Ferizaj

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 16:57
Pamje

Leutrim Mujaj dhe Arlind Kabashi janë liruar në procedurë të rregullt.

Dyshja ishte ndalur në mbajtje nga Policia e Kosovës në Ferizaj, e cila ia konfirmoi një gjë të tillë dje.

Ndërsa sot, gazeta mëson se ata janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa krahas tyre do të ftohen për t’u intervistuar edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë incident të rëndë, përfshirë këtu lojtarë dhe zyrtarë të klubit të Pejës.

Këta të fundit, pas përfundimit të finales së Kupës së Federatës ndaj Ferizajt, kishin shkuar në tribuna për t’i sulmuar disa tifozë vendës që gjendeshin në tribunën prapa portave.

Krahas grushteve dhe shqelmave, në bazë të pamjeve shihet edhe përdorimi i një shkopi nga ana e lojtarëve, të cilët iu vërsulën tifozëve në tribunën e shikuesve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat