Nëse dikush ka menduar se Bahri Gjinovci ka qenë në palestrën e Sportit “Bill Clinton” në Ferizaj dhe finalja e Kupës së Federatës të luhet edhe pa praninë e policisë, ky ishte skandal i madh.
Sepse Bahri Gjinovci është kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe kryetar i federatës nuk e mban rendin, qetësinë dhe sigurinë!
Sepse nuk është punë e tij por është punë me udhëheq politikën e federatës.
Për këtë vëzhguesi dhe gjyqtarët duhet të ndëshkohen që e kanë nisur finalen mes Ferizajt dhe Pejës pa praninë e policisë!
Nga federata thonë se e kanë bërë kerkesën të policia, pavarësisht kësaj vëzhguesi dhe gjyqtarët është dashur me pritur deri të vijnë policia, fare mos mu luajt finalja ani pse klubet mund të janë dakorduar!
Kush iu garantojë se nuk do të ketë incidente?
Dhe në fund ndodhi skandali, shkuan disa volejbollistë të Pejës dhe rrihen me tifozë – fëmijë prapa portës në tribunën që gjendet lart, falë Zoti nuk ndodhi diçka edhe më e rëndë!
Ndaj, nëse është mendësia tek disa se kur është Bahri Gjinovci gjithçka është në rregull, ky është gabim i madh se Bahriu nuk është kryepolici i Kosovës por është kryetar i federatës dhe nuk merret me mbajtjen e rendit.
Komesari i Garave përveç ata që janë përfshirë në rrahje, duhet t’i dënojë edhe personat zyrtarë dhe rëndë që lejuan finalja të luhet pa praninë e policisë!
Nuk ka amnisti për askënd, askund në botë nuk luhet finalja pa praninë e policisë.