Federata e Volejbollit e Kosovës përgëzon Klubin e Volejbollit Vëllaznimi për angazhimin e shkëlqyer dhe punën e përkushtuar në komunitet, të dëshmuar përmes pjesëmarrjes në aktivitetet e organizuara nga Misioni i OSBE-së në Kosovë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
"Ndeshja me vajzat e Handikos-Gjakovë ishte një shembull i frymës së bashkëpunimit, përfshirjes dhe barazisë që volejbolli promovon, duke treguar se sporti është një mjet i fuqishëm për të ndërtuar ura mirëkuptimi dhe për të frymëzuar ndryshime pozitive në shoqëri.
Angazhimi i KV Vëllaznimi për organizimin e aktiviteteve që i japin zë vlerave të solidaritetit dhe gjithëpërfshirjes është për t’u vlerësuar lart.
Ky është një shembull frymëzues për të gjitha klubet dhe komunitetin tonë sportiv.
Urime për këtë iniciativë të jashtëzakonshme dhe suksese të mëtejshme në përhapjen e mesazheve të barazisë dhe respektit për të gjithë!", njofton FVK.