Liga Gjergj Kastrioti, kompeticion i përbashkët në volejboll me ekipe nga Shqipëria dhe Kosovë do të zhvillojë javën e tretë në fazën e grupeve.
Në radhët e femrave, Grupi A do të hapet sot me sfidën e ekipeve të Kosovës, Skënderaj-Ferizaj në orën 18:00, ndërsa nesër në orën 16:00 në “Farie Hoti” do të përballen Tirana dhe Skënderbeu. Në Grupin B, sot do të kemi një sfidë në Kosovë mes Dritës dhe Fer Volejt në orën 19:00, ndërsa takimi tjetër do të luhet të shtunën në orën 14:00 në “Asllan Rusi”, ndërmjet Partizanit dhe Teutës.
Për sa u përket meshkujve, java e tretë në Grupin A u hap më 10 dhjetor me derbin kosovar, Skënderbeu-Drita, takim i fituar 3-1 (19-25, 25-15, 25-18, 25-23) nga vendësit.
Përballje tjetër do të jetë derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani, të premten në orën 13:00 në “Farie Hoti”.
Duke kaluar në Grupin B, të dyja ndeshjet e javës së tretë do të zhvillohen sot, Skënderbeu-Studenti në orën 18:00 në Korçë dhe Peja-Ferizaj në orën 19:00.
Kujtojmë që pas përfundimit të ndeshjeve në grupe, vendet e para dhe të dyta kualifikohen për në gjysmëfinale.