Komisioni Disiplinor i Federatës së Volejbollit të Kosovës, ka dënuar rëndë volejbollistët e Pejës, për pjesëmarrje në rrahje me fëmijë – tifozë në tribunën prapa portës lart në palestrën e sportit n”Bill Clinton” në Ferizaj.
Kjo ndodhi pas finales së Kupës së Federatës, Ferizaj - Peja 3:2..
Dënime nga 3 deri në 10 vite dhe gjobiten me të holla.
Dënohet me një vit edhe volejbollisti më i mirë në Kosovë, Gazmend Husaj.
“Klubi i volejbollit Peja, për shkelje të rëndë disiplinore, dënohet me gjobë në lartësi 2000 euro.
Arlind Kabashi, lojtar i KV Pejës, për shkelje të rëndë disiplinore, i shqiptohet masa disiplinor: Ndalimi pjesëmarrjes në gara në afat prej 10 vitesh, si dhe dënohet me gjobl në lartlsi prej 1.000 eurove.
Leutrim Mujaj, lojtar i kV Peja, për shkelje të rëndë disiplinore, i shqiptohet masa disiplinor: Ndalimi i i pjesëmarrjes në gara në afat prej 10 vitesh, si dhe dënohet me gjobë në lartësi prej 1.000 eurosh.
Agron Nikçi, lojtar i kV Peja, për shkelje të rëndë disiplinore, i shqiptohet masa disiplinor: Ndalimi i pjesëmarrjes në gara në afat prej 3 vitesh, si dhe dënohet me gjobë në lartësi prej 600 eurosh.
Kaltrin Berisha, lojtar i kV Peja, për shkelje të rëndë disiplinore, i shqiptohet masa disiplinor: Ndalimi i pjesëmarrjes në gara në afat prej 3 vitesh, si dhe dënohet me gjobë në lartësi prej 600 eurosh.
Dardan Husaj, lojtar i kV Peja, për shkelje të rëndë disiplinore, i shqiptohet masa disiplinor: Ndalimi i pjesëmarrjes në gara në afat prej 3 vitesh, si dhe dënohet me gjobë në lartësi prej 600 eurosh.
Gazmend Husaj, lojtar i kV Peja, për shkelje të rëndë disiplinore, i shqiptohet masa disiplinor: Ndalimi i pjesëmarrjes në gara në afat prej 1 vitesh, si dhe dënohet me gjobë në lartësi prej 500 eurosh”, ka njoftuar Komisioni Disiplinor i FVK-së.