CEV i kushton artikull vizitës historike të presidentit Roko Sikiriç në Kosovë

Volejboll

CEV i kushton artikull vizitës historike të presidentit Roko Sikiriç në Kosovë

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 23:27
Sikiriç e Gjinovci

Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) ka publikuar një artikull dedikuar vizitës së parë historike të Presidentit të sapozgjedhur të CEV, Roko Sikiriç, në Kosovë. Vizita, që shënoi një moment të rëndësishëm për sportin në vend, u zhvillua në kuadër të festimeve për 10-vjetorin e njohjes zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

“Në artikull theksohet se kjo është hera e parë që një President i CEV viziton Kosovën që nga anëtarësimi i Federatës së Volejbollit të Kosovës në familjen evropiane të volejbollit në vitin 2016.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Presidenti Sikiriç pati takime me personalitete të rëndësishme, përfshirë Presidentin e IOC, Dr. Thomas Bach, Presidentin e Komiteteve Olimpike Evropiane (EOC), Spyros Capralos, dhe figura të tjera si Presidenti i FIBA Europe, Jorge Garbajosa, si dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

CEV vlerëson këtë vizitë si një hap domethënës në forcimin e marrëdhënieve mes volejbollit evropian dhe Kosovës, duke shprehur mbështetje për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti në vend.

Vizita e Presidentit Sikiriç shënon një moment historik jo vetëm për volejbollin, por edhe për pozicionimin e Kosovës si një aktor aktiv në skenën ndërkombëtare të sportit”, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat