Ndeshja e Ligës së Kampionëve të volejbollit për meshkuj ndërmjet Perugias dhe Saint-Nazaire u arbitrua nga rumuni Paul Catalin Szabo-Alexi dhe gjermani Benedikt Geukes.
Gjatë sfidës francezi Henri Leon në tentativë për të rikuperuar një top u përplas me forcë në karrigen e lartë ku ishte ulur arbitri rumun.
Karrigia u rrëzua në fushë dhe arbitri u ngrit qetësisht.
Ai qetësoi lojtarët dhe rifilloi lojën në momentin e ndalur. Në fund Perugia triumfoi.