Ka ndërruar jetë ish volejbollisti shqiptar, Maksim Pekmezi.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Volejbollit Shqiptar.
“Ndahet para kohe nga jeta Maksim Pekmezi, një nga volejbollistët e shquar të ekipeve Dinamo dhe Dajti gjatë viteve ‘80-‘90.
Maksim Pekmezi është shpallur kampion kombëtar me ekipin e të rriturve të Dinamos, duke lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë e volejbollit shqiptar.
Familja e volejbollit ka humbur një mik, një shok dhe një familjar të dashur, i cili do të kujtohet gjithmonë për qetësinë dhe mirësinë që e karakterizonin.
Federata Shqiptare e Volejbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve për këtë humbje të parakohshme.
Të qoftë dheu i lehtë, Maksim Pekmezi!”, njodton FSHV.