Pas përfundimit të fazës teorike, të organizuar nga Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) në kuadër të programit të fuqizimit të gjyqtarëve të rinj të mbështetur nga FIVB Empowerment Program, sot ka nisur pjesa praktike e seminarit.
"Nga 55 aplikues, 23 kandidatë kaluan me sukses testin teorik dhe tani po përfshihen në gjykimin praktik të ndeshjeve në kuadër të garës U16 për femra, të ndarë në 6 grupe.
Ky projekt, që i është besuar FVK-së nga FIVB, ka për qëllim zhvillimin dhe avancimin e gjyqtarëve të rinj, duke kombinuar dijen teorike dhe përvojën praktike. Pas tre ditëve intensive të pjesës teorike, tani kandidatët po dëshmojnë aftësitë e tyre në kushte reale të ndeshjeve.
FVK falënderon të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të FIVB Empowerment Program në përmirësimin e standardeve të volejbollit në Kosovë", njofton FVK.