Një lajm i hidhur vjen nga Italia.
Sipas mediave italiane, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare një nga trajnerët më të suksesshëm të volejbollit, Daniele Bagnoli.
Ai ishte një nga trajnerët më të mirë ndonjëherë në nivel klubesh, duke fituar deri në tetë tituj kampion të Italisë me skuadrat si Modena, Roma dhe Treviso.
Ai lindi në Mantua, më 25 tetor të vitit 1953 dhe shkroi faqe të mëdha suksesi në volejbollin italian, duke ndarë rekordin për numrin e titujve të fituar së bashku me Franco Andrelinin.
“Jemi shumë të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Danieles, një trajner që la gjurmë të mëdha në volejbollin italian dhe që me punën e tij kontribuoi në rritjen e volejbollit tonë.
Në emrin tim dhe në emër të Federatës Italiane të Volejbollit i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij”, shkruan presidenti i Federatës italiane, Giuseppe Manfredi.