Prishtina Elite nënkampione dhe Vëllaznimi i tretë në Caroli Cup!

Volejboll

Prishtina Elite nënkampione dhe Vëllaznimi i tretë në Caroli Cup!

Më: 1 janar 2025 Në ora: 21:38
Prishtina Elite

Në turneun prestigjioz të volejbollit Caroli Cup, që u mbajt në Galipoli të Italisë, ekipet e Kosovës shkëlqyen me paraqitjet e tyre.

Prishtina Elite përfundoi garën si nënkampione, duke zënë vendin e dytë pas një finaleje emocionuese që kurorëzoi një turne të suksesshëm.

"Vëllaznimi nga Gjakova siguroi vendin e tretë, duke mbyllur turneun me një rezultat të shkëlqyer që reflekton nivelin në rritje të volejbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Në mesin e lojtarëve më të dalluar të turneut u veçuan volejbollistet Njola Babuni dhe Rea Rexha, të cilat shkëlqyen me performancat e tyre, duke u bërë krenaria e Kosovës.

Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) përgëzon ekipet Prishtina Elite dhe Vëllaznimi për këto arritje të jashtëzakonshme dhe për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në këtë garë ndërkombëtare. Suksese në sfidat e ardhshme!", njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat