Në turneun prestigjioz të volejbollit Caroli Cup, që u mbajt në Galipoli të Italisë, ekipet e Kosovës shkëlqyen me paraqitjet e tyre.
Prishtina Elite përfundoi garën si nënkampione, duke zënë vendin e dytë pas një finaleje emocionuese që kurorëzoi një turne të suksesshëm.
"Vëllaznimi nga Gjakova siguroi vendin e tretë, duke mbyllur turneun me një rezultat të shkëlqyer që reflekton nivelin në rritje të volejbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.
Në mesin e lojtarëve më të dalluar të turneut u veçuan volejbollistet Njola Babuni dhe Rea Rexha, të cilat shkëlqyen me performancat e tyre, duke u bërë krenaria e Kosovës.
Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) përgëzon ekipet Prishtina Elite dhe Vëllaznimi për këto arritje të jashtëzakonshme dhe për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në këtë garë ndërkombëtare. Suksese në sfidat e ardhshme!", njofton FVK.