Federata e Volejbollit e Kosovës organizon seminar për trajnerë në kuadër të projektit të FIVB, Volleyball Empowerment - Coaches Development
"Me datë 13-14 Janar 2025, në Holiday Resort, do të mbahet seminari për trajnerë i udhëhequr nga trajneri shqiptar që vepron në Greqi, z. Jovan Melka.
Seminari vlen sidomos për trajnerët dhe ndihmëstrajnerët (seniorë dhe grupmosha) që nuk kanë licensë valide.
Seminari është i hapur edhe për trajnerë të tjerë që duan të përfitojnë nga ky program.
Trajnerët që ndjekin seminarin do të pajisen me licensë deri në fund të stinorit 2024/25", njofton FVK.