Janë luajtur sot takimet e raundit të pestë dhe të parafundit të fazës së grupeve të vlefshme për Kupën e Shqipërisë në volejboll për femra.
Skënderbeu kampion mbetet i pamposhtur, duke udhëhequr Grupin A me 15 pikë të plota. Korcaret fituan 3-0 (25-21, 25-21, 25-14) ndaj Teutës në Durrës.
Në këtë grup, fitoren e parë në Kupë korri Dinamo, që mundi 3-0 Barleti Volley (25-17, 25-18, 25-16). Fitore për statistikë, pasi të dyja ekipet janë eliminuar.
Në Grupin B, skuadra e Tiranës mundi 3-0 Partizanin në derbi (25-22, 25-18, 25-23). Sfidë emocionuese shumicën e kohës, por në fund bardheblutë e merituan fitoren.
Po 3-0 fiton edhe Pogradeci, që në shtëpi mundi Vllazninë (25-20, 25-12, 25-22). Ndeshje në përgjithësi e dominuar e fituar me meritë nga liqenoret.
Femra-Grupi A, java e 5-të
Teuta – Skënderbeu,0-3
Dinamo – Barleti Volley, 3-0
Renditja: Skënderbeu 15 pikë, Teuta 9 pikë, Dinamo 4 pikë, Barleti Volley 2 pikë.
Femra-Grupi B, java e 5-të
Pogradeci – Vllaznia, 3-0
Tirana – Partizani, 3-0
Renditja: Tirana 12 pikë, Partizani 8 pikë, Vllaznia 6 pikë, Pogradeci 4 pikë.