Është rikthyer sot Kupa e Shqipërisë në volejboll për meshkuj me takimet e raundit të 5-të. Partizani fitoi 3-0 ndaj Studentit në derin kryeqytetas (25-15, 25-21, 25-15), sfidë e vlefshme për Grupin A dhe udhëheq me pikë të plota.
Në Grupin B, fitore të vështirë korri Tirana, që mundi 3-2 Skënderbeun në “Fahrie Hoti” (25-22, 18-25, 25-21, 24-16, 15-11). Tashmë të dyja ekipet kanë nga 11 pikë në krye të renditjes.
Në Shkodër, skuadra e Vllaznisë fitoi 3-0 (25-20, 25-20, 25-18) ndaj Elbasanit të vendit të fundit. Sukses që afron shkodranët me dy ekipet kryesuese dhe shpresojnë ende për një vend në gjysmëfinale.
Meshkuj-Grupi A, java e 5-të
Studenti – Partizani, 0-3
Teuta (Pushim)
Renditja: Partizani 9 pikë, Studenti 4 pikë, Teuta 2 pikë.
Meshkuj-Grupi B, java e 5-të
Tirana – Skënderbeu, 3-2
Vllaznia – Elbasani, 3-0
Renditja: Skënderbeu 11 pikë, Tirana 11 pikë, Vllaznia 8 pikë, Elbasani 0 pikë.