Korçaret rikthehen me shkëlqim

Volejboll

Korçaret rikthehen me shkëlqim

Më: 19 janar 2025 Në ora: 12:51
Skënderbeu

Skënderbeu i volejbollit të femrave e filluar me shkëlqim vitin 2025, duke regjistruar fitoren e radhës. Korçaret triumfuan dje në Durrës ndaj Teutës me rezultatin e pastër 0-3, takim i vlefshëm për Grupin A të Kupës së Shqipërisë.

Sfida e ditës së pestë vendoste përballë dy ekipe të kualifikuara tashmë për në gjysmëfinale, por korçaret nuk falën dhe blinduan vendin e parë me një provë dominuese në transfertë. Miket morën dy setet e para me rezultatin e njëjtë 21-25, ndërsa në setin e tretë e kishin edhe më të thjeshtë, duke fituar thellë 14- 25, për ti mbyllur llogaritë në 1 orë e 18 minuta.

Në këtë ndeshje për ekipin e drejtuar nga Orlando Koja debutoi edhe algjeriania Ghozlane Moulla.

Ndeshja tjetër e këtij grupi do të jetë sot, teksa Dinamo dhe Barleti do të përballen në Farkë në orën 16:00. Ndërkohë sot tërheq vëmendje derbi Tirana-Partizani në Grupin B, sfidë që do të nisë në orën 16:00 në sallën “Farie Hoti”. N

dërsa në orën 15:00 Pogradeci pret në fushën e tij Vllazninë. Fituese në fuqi e Kupës në dy sezonet e fundit është Skënderbeu, ndërsa rekordin në këtë kompeticion e mban Dinamo me 21 suksese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat