Pa kaluar një muaj Federata e Volejbollit e Kosovës përkatësisht Komisioni i Ankesave e hapi zemrën duke i zbutur dënimet për volejbollistët e Pejës, që u rrahën në tribuna me tifozët – fëmijë në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Ky ishte një skandal i madh.
Kjo ndodhi pas ndeshjes finale të Kupës së Federatës.
Dhe pa kaluar një muja, Komisioni i Ankesave, me një shpejtësi, i zbut dënimet për volejbollistët e Pejë dhe jo për të gjithë.
Komisioni i Ankesace në përbërje, Gani Ibrahimi - kryetar, Agim Zuzaku – anëtar dhe Driton Ramadani - anëtar, në shqyrimin kryesor me përgjegjesi dhe kompetencë mori këtë vendim:
Aprovohet pjesërisht ankesa e KV Pejës e protokulluar me 30 dhjetor.
Arlind Kabashit i ulet dënimi i shqiptuar (masa disiplinore nga 10 vite në 7 vite ndalimi pjesëmarrjes në gara si dhe dënohet me gjobë në lartësi 1000 euro.
Kaltrin Berishës i ulet dënimi i shqiptuar (masa disiplinore 3 vite në 1 vit ndalimi pjesëmarrjes në gara si dhe dënohet me gjobë në lartësi 600 euro.
Dardan Husajt i ulet dënimi i shqiptuar (masa disiplinore nga 3 vite në 1 vit ndalimi pjesëmarrjes në gara si dhe dënohet me gjobë në lartësi 600 euro.
Gazmend Husajt i ulet dënimi i shqiptuar (masa disiplinore nga 1 vit në 7 muaj ndalimi pjesëmarrjes në gara si dhe dënohet me gjobë në lartësi 500 euro.