Janë luajtur takimet e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, duke përcaktuar edhe skuadrat që shkojnë në gjysmëfinale.
Partizani e mbylli këtë fazë të grupeve si i pamposhtur, duke mundur 3-0 Teutën në “Asllan Rusi” (25-14, 25-16, 27-25). Ndeshje në sens unik, komanduar nga të kuqtë, që janë favoritët kryesorë. Në gjysmëfinale shkon edhe Studenti, që ishte pushim.
Në Grupin B, Tirana fitoi 3-0 në Elbasan ndaj ekipit vendës (25-18, 25-23, 25-22), ndeshje me emocione dhe rivalitet. Bardheblutë ruajtën vendin e parë falë rregullores, pasi kanë më shumë fitore se Skënderbeu.
Korçarët, që u renditën të dytët me pikë të barabarta me Tiranën, fituan po 3-0 ndaj Vllaznisë në sfidën e fundit, atë luajtur në Korçë (25-22, 25-16, 25-23). Shkodranët u eliminuan nga turneu.
Meshkuj, Grupi A (java e 6-të)
Partizani – teuta, 3-0
Studenti (pushim)
Renditja: Partizani 12 pikë, Studenti 4 pikë, Teuta 2 pikë.
Meshkuj-Grupi B (java e 6-të)
Skënderbeu – Vllaznia, 3-0
Elbasani – Tirana, 3-0
Renditja: Tirana 14 pikë, Skënderbeu 14 pikë, Vllaznia 8 pikë, Elbasani 0 pikë.