Tirana e Partizani kualifikohen në gjysmëfinale

Volejboll

Tirana e Partizani kualifikohen në gjysmëfinale

Më: 23 janar 2025 Në ora: 12:06
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur takimet e javës së 6-të dhe të fundit të fazës së grupeve të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra.

Një javë ku pati disa rezultate surprizë.

Në Grupin A, Dinamo fitoi 3-2 në Korçë ndaj Skëndebeut kampion (15-25, 18-25, 25-22, 25-19, 15-10). Fitore me përmbysje e skuadrës kryeqytetase, por që mbeti për statistikë, pasi Dinamo u eliminua nga turneu.

Përveç korçareve, që e mbyllën grupin në vendin e parë, u kualifikua edhe Teuta, që në fushën e saj mundi 3-0 (25-23, 25-22, 25-21) Barleti Volley, në një ndeshje me rivalitet në të trija setet.

Në Grupin B, Tirana triumfoi në Shkodër ndaj Vllaznisë vendase me rezultatin 3-1 (25-22, 28-26, 19-25, 25-15). Bardheblutë e mbyllën në vendin e parë, duke lënë pas Partizanin, që u mund 0-3 në shtëpi nga Pogradeci (30-28, 25-15, 25-15). Pavarësisht fitores, pogradecaret u eliminuan.

Femra-Grupi A, java 6-të

Skënderbeu – Dinamo, 2-3

Barleti Volley – Teuta, 0-3

Renditja: Skënderbeu 16 pikë, Teuta 12 pikë, Dinamo 6 pikë, Barleti Volley 2 pikë.

Femra-Grupi B, java e 6-të

Partizani – Pogradeci, 0-3

Vllaznia – Tirana, 1-3

Renditja: Tirana 15 pikë, Partizani 8 pikë, Pogradeci 7 pikë, Vllaznia 6 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat