Ferizaj ka pësuar humbje me rezultat 1:3 (15:25, 14:25, 26:24, 18:25) nga Skënderbeu i Korçës.
KS Skënderbeu, kampioni në fuqi i Ligës Gjergj Kastrioti, ka regjistruar një fitore të rëndësishme kundër KV Ferizaj, duke konfirmuar statusin e tij si favorit i fortë për këtë edicion.
“Ndeshja, e zhvilluar në Palestrën ‘Bill Clinton’ në Ferizaj, dëshmoi përgatitjen dhe përvojën e ekipit korçar.
Skënderbeu nisi fuqishëm, duke fituar dy setet e para me rezultate bindëse 15:25 dhe 14:25.
Në setin e tretë, Ferizaj arriti të përmbysë një deficit dhe ta mbyllë atë në favorin e tij me 26:24, duke rritur emocionet në palestër.
Por, kampionët në fuqi morën kontrollin përsëri në setin e katërt, të cilin e fituan 18:25, duke vulosur fitoren 1-3.
Skënderbeu po synon të mbrojë titullin e fituar sezonin e kaluar në një finale të paharrueshme të luajtur në Korçë dhe kjo paraqitje dëshmon formën e mirë të ekipit në vazhdim të garës.
Skënderbeu e kryeson grupin A me 10 pikë nga 4 ndeshje, kurse Ferizaj e ndjek së bashku ne Skënderajn me nga 6 pikë secila”, njofton FVK.