Skënderbeu i Kraishtës ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:3 (21:25, 24:26, 25:10, 25:19, 12:15) ndaj Tiranës.
“Në një ndeshje të luajtur në Lipjan, e vlefshme për grupin A, kampioni në fuqi i Ligës Gjergj Kastrioti, KV Skënderbeu nga Kosova, ka shënuar një fitore të ngushtë ndaj Tiranës pas pesë seteve dramatike.
Skuadra nga Kosova e nisi fuqishëm ndeshjen, duke fituar dy setet e para me lojë të organizuar dhe përqendrim maksimal (21:25 dhe 24:26).
Megjithatë, Tirana u rikthye me forcë në setet e tretë dhe të katërt, duke i fituar ato bindshëm (25:10 dhe 25:19) dhe duke e barazuar rezultatin.
Në setin final, pas një lufte të fortë në fushë, Skënderbeu tregoi qetësinë e kampionëve, duke e mbyllur setin me shifrat 12:15 dhe duke siguruar fitoren.
Pas kësaj ndeshjeje, grupin A e kryeson Partizani me 12 pikë, ndërsa Skënderbeu nga Kosova mban vendin e dytë me 7 pikë”, njofton FVK.