Fer Volley i Ferizatj shkëlqeu në përballje me Teutën e Durrësit, duke e mposhtur me rezultat 1:3 (18:25, 13:25, 28:26, 18:25).
“Fer Volley ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj Teutës në xhiron e katërt të Ligës Gjergj Kastrioti për femra, duke siguruar tre pikë të vlefshme për renditjen.
Skuadra e Fer Volley e nisi ndeshjen me dominim të dukshëm, duke fituar dy setet e para 18:25 dhe 13:25 falë një loje të organizuar dhe sulmeve të fuqishme.
Në setin e tretë, Teuta reagoi me një performancë të fortë, duke luftuar deri në fund dhe duke triumfuar 28:26 në një set dramatik.
Megjithatë, në setin e katërt, Fer Volley riktheu kontrollin dhe e mbylli ndeshjen me një tjetër fitore 18:25, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1-3.
Ky sukses e konfirmon Fer Volley si një prej pretendentëve kryesorë në këtë edicion të kampionatit”, njofton FVK.