Trajneri dhe ish drejtori i klubit të volejbollit Prishtina F, Mehdi Mehmeti, ish volejbollist, ësjhtë i trishtuar me ikjen në amshim në moshën 63-vjeçare të ish volejbollistes Bedrije Gashi.
Mehmeti ka thënë disa fjalë emocionuese për Bedën.
“Sot morëm lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të njëres nga volejbollistet e para të Kosovës Bedrije Gashi!
Beda përpos sportit kontribut të madhë ka dhënë edhe në QKUK, ku me buzëqeshjen dhe punën e pa lodhshme asnjëherë nuk u ndalë përderisa u largua nga kjo jetë.
Ngushëllime familjes dhe sportit të Kosovës!”, ka shkruar Mehdi Mehmeti në profilin e tij në facebook.