Bahri Gjinovci: Kategorizimi i FVK së në vendin e dytë - arritje që reflekton progresin e madh

Volejboll

Bahri Gjinovci: Kategorizimi i FVK së në vendin e dytë - arritje që reflekton progresin e madh

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 1 shkurt 2025 Në ora: 15:23
Bahri Gjinovci

Federata e Volejbollit e Kosovës, ka një mijë arsye që të mburret me suksesin e fundit që ka arritur në kategorizimin e sportit të Kosovës.

Nuk është hera e parë që janë lart në kategorizim.

Federata e Volejbollit e Kosovës është e renditur e dyta pas sportit të xhudos në kategorizim nga komisioni për kategorizimin e sportit të Kosovës pran Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Meritë për këtë ka presidenti i federatës Bahri Gjinovci së bashku me stafin dhe komunitetin e volejbollit.   

“Është një rezultat i jashtëzakonshëm dhe një dëshmi e qartë e përkushtimit dhe punës së palodhur që kemi bërë.

Kategorizimi i FVK së në vendin e dytë është një arritje e cila reflekton progresin e madh që kemi bërë në zhvillimin e volejbollit në Kosovë”, thotë Gjinovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Gjinovci meritat ia dedikon edhe të tjerëve në sportin skofiar sepse pa ta nuk do të ishin të ranguar në pozitën e dytë dhe me plot meritë. 

“Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa angazhimin e trajnerëve, klubeve dhe gjithe komunitetit të volejbollit. 

Ështe një vlerësim i merituar për investimet tona në rritjen e cilësisë, organizimin e garave dhe pjesëmarrjen në gara ndërkombëtare”, theksoi presidenti i federatës.

Gjinovci nuk e ka ndërmend që të ndalet me kaq por kanë synime tjera të mëdha, që jenë si model për të tjerët.

Ky është vetëm një hap përpara. Synimi ynë është të vazhdojmë këtë trend pozitiv dhe ta ngjisim volejbollin kosovar edhe më lart në të gjitha aspeket!”, ka përfunduar Gjinovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat