FVK në festë: Ky është një vlerësim i merituar për punën, përkushtimin dhe aktivitetet e shumta

Volejboll

FVK në festë: Ky është një vlerësim i merituar për punën, përkushtimin dhe aktivitetet e shumta

Nga: K.G. Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 19:25
KV Ferizaj

Federata e Volejbollit e Kosovës është e përkshtuar që të rrisin edhe më shumë nivelin e sportit skofiar.

Federatë, që ka lënë pas vetes në kategorizim, sportet si hendbollin, basketbollin, futbollin, karatenë, mundjen, pingpongun, boksin, atletikën etj. 

“Federata e Volejbollit e Kosovës konfirmon edhe një herë statusin e saj si një nga federatat elitare, duke u renditur në Kategorinë A në procesin e kategorizimit të sporteve. 

Ky është një vlerësim i merituar për punën, përkushtimin dhe aktivitetet e shumta që kanë ngritur volejbollin në nivelet më të larta.

Ky sukses është rezultat i angazhimit të gjithë komunitetit të volejbollit—klubeve, trajnerëve, lojtarëve, gjyqtarëve, administratorëve dhe mbështetësve—të cilët së bashku kanë kontribuar për ta bërë këtë sport një shembull të zhvillimit dhe suksesit.

Në Kategorinë A, volejbolli rënditet i dyti, menjëherë pas xhudos, me 89 pikë.

FVK do të vazhdojë me përkushtim për të arritur standarde edhe më të larta, duke u fokusuar në zhvillimin e talenteve, organizimin e garave cilësore dhe fuqizimin e volejbollit në arenën ndërkombëtare”, shkruan në faqen e FVK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat