Ka nisur faza e dytë e Superligës në volejboll për femra, teksa janë luajtur takimet e javës së 8-të. Skënderbeu kampion fitoi me lehtësi 3-0 në Durrës ndaj Teutës (25-17, 25-12, 25-20), duke ruajtur kryesimin dhe tashmë është shkëputur 5 pikë nga ndjekësit.
Në vendin e dytë me nga 18 pikë secila janë Tirana e Partizani, me bardheblutë që fituan 3-0 në derbi ndaj skuadrës së “kuqe” (26-24, 25-9, 25-14).
Ndeshja pati rivalitet vetëm në setin e parë, pasi më tej në fushë komandoi skuadra e trajnerit Gorenca.
Fiton edhe Dinamo, që mloshti 3-0 Barleti Volley (25-8, 25-12, 25-21), duke synuar një vend në katërshe. Ndërsa Pogradeci arriti një fitore të vështirë në fushën e tij ndaj Vllaznisë me rezultatin 3-2 (28-26, 22-25, 17-25, 25-20, 15-9).
Superliga-Femra, java e 8-të
Teuta – Skënderbeu, 0-3
Pogradeci – Vllaznia, 3-2
Dinamo – Barleti Volley, 3-0
Tirana – Partizani, 3-0
Renditja: Skënderbeu 23 pikë, Partizani 18 pikë, Tirana 18 pikë, Teuta 10 pikë, Dinamo 10 pikë, Pogradeci 8 pikë, Vllaznia 6 pikë, Barleti Volley 3 pikë.