Ka startuar sot faza e dytë e Kampionatit Kombëtar në Volekboll për meshkuj. Në derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, luajtur në “Fahrie Hoti”, skuadra kampione e Partizanit fitoi 3-0 ndaj Tiranës (25-13, 25-19, 25-19).
Ndonëse pritej një ndeshje më e fortë, epërsia e skuadrës së “kuqe” ishte e madhe, duke e dominuar ndeshjen në të trija setet. Kështu, Partizani i trajnerit Tomorri udhëheq renditjen me 21 pikë të plota, shkëputur ndjeshëm nga rivalët.
Skënderbeu, surpriza e këtij sezoni, ruan vendin e dytë pas fitores 3-0 në Durrës ndaj Teutës (25-19, 25-17, 25-18), duke e komanduar ndeshje dhe fituar atë me meritë. Ndërsa Studenti mposhti 3-1 Elbasanin në kryeqytet (20-25, 25-11, 25-18, 25-14), fitore me përmbysje e skuadrës kryeqytetase.
Superliga-Meshkuj, java e 8-të
Teuta – Skënderbeu, 0-3
Studenti – Elbasani, 3-1
Tirana – Partizani, 0-3
Vllaznia (pushim)
Renditja: Partizani 21 pikë, Skënderbeu 15 pikë, Studenti 13 pikë, Tirana 10 pikë, Teuta 8 pikë, Vllaznia 5 pikë, Elbasani 0 pikë.