Erlind Pëllumbi rizgjidhet president i FSHV-së

Volejboll

Erlind Pëllumbi rizgjidhet president i FSHV-së

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 17:43
Erlind Pëllumbi

Federata Shqiptare e Volejbollit ka zhvilluar dje në Tiranë Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore, e cila ishte thirrur disa javë më parë nga 1/3 e shoqatave anëtare.

E zhvilluar pa njoftim për mediat dhe me disa paqartësi në lidhje me statutin, sporti i rrjetës në Shqipëri ka mandatuar drejtuesit e ri.

Erlind Pëllumbi është rikonfirmuar me vota unanime president i FSHV-së, teksa në këto zgjedhje konkurroi si kandidaturë e vetme.

Ky do të jetë mandati i tretë i Pëllumbit në drejtim të volejbollit shqiptar, ndërsa mban gjithashtu edhe postin e presidentin të Federatës Ballkanike.

Ndërkohë, paralelisht me votimin për president, dje u zgjodhën edhe anëtarët e rinj të Komitetit Drejtues i FSHV-së. Kështu KE-ja e re e federatës do të përbëhet nga Artur Dhima, Dashamir Brari, Gentiana Nicaj, Konalsi Gjoka, Ornela Belba dhe Sokol Halili.

Asambleja e Jashtëzakonshme Zgjedhore e FSHV-së pati edhe “bekimin” e dyshes: Fidel Ylli – Endrit Hoxhës, teksa presidenti i KOKSH dhe zv.ministri i MAS, i ndoqën nga afër zgjedhjet. Në përmbyllje të kësaj asambleje, Erlind Pëllumbi falënderoi të gjithë për mbështetjen, duke siguruar se puna dhe përkushtimi do të jenë maksimale për të vazhduar projektet e nisura në familjen e madhe të volejbollit shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat