Ferizaj përforcohet me një brazilian 

Volejboll

Ferizaj përforcohet me një brazilian 

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 22:32
Lucas Moises Cacalheiro

Ferizaj ka synime të qarta për pjesën e dytë të kampionatit.

Synimi i tyre është titulli i kampionit. 

Përforcimi i radhës me një brazilian është treguesi më i mirë. 

“KV Ferizaj nënshkruan me Lucas Moises Cacalheiro.

Klubi i volejbollit Ferizaj ka zyrtarizuar përforcimin më të ri për pjesën e mbetur të sezonit, duke sjellë në skuadër lojtarin 21-vjeçar nga Brazili, Lucas Moises Cacalheiro. 

Me aftësitë e tij të shkëlqyera në bllok dhe sulm, Cacalheiro pritet të jetë një aset i rëndësishëm për ekipin tonë në këtë sezon.

Ky transferim është pjesë e strategjisë sonë për të forcuar skuadrën dhe për të synuar objektivat më të larta në kampionat”, njofton KV Ferizaj..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat