FVK: Me pesë ekipe në garë për titullin e madh 

Volejboll

FVK: Me pesë ekipe në garë për titullin e madh 

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 13:31
Ballafaqimet femrat

Pas një faze të rregullt të mbushur me duele të forta, Liga “Gjergj Kastrioti” ka zbuluar katërshen e saj finaliste në të dyja konkurrencat. 

“Kosova do të ketë një përfaqësim të fuqishëm, me pesë ekipe në garë për titullin e madh”, shkruan në faqen e FVK-së.

Gjysmëfinalet:

Femrat (28 shkurt)

Skënderbeu – Drita
Fer Volley – Ferizaj

Meshkujt (01 Mars)

Partizani – Ferizaj
Skënderbeu – Skënderbeu

“Betejat për një vend në finale pritet të jenë spektakolare, me përballje që sjellin përfaqësues të denjë nga të dyja shtetet. 
Cilët do të jenë finalistët e këtij edicioni? 

Gjysmëfinalet do të japin përgjigjen!”, njofton Federata e Volejbollit e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat