Janë luajtur takimet e javës së 9-të të Superligës në volejboll për femra. Skënderbeu kampion fitoi në fushën e tij 3-0 (25-18, 25-16, 25-18) ndaj Dinamos, duke u hakmarrë për humbjen në Kupën e Shqipërisë.
Ndeshje e komanduar nga vendaset, që treguan epërsi në fushë.
Në kryeqytet, skuadra e Vllaznisë fitoi 3-1 ndaj Barleti Volley (25-14, 25-11, 22-25, 25-22), duke marrë tri pikë që e ngjitin në vendin e gjashtë në renditje. Humbja ndërlikon pozitat e barletaseve në fund të renditjes, që rrezikojnë rënien nga kategoria.
Një fitore të lehtë korri Tirana, që në “Fahrie Hoti” mposhti 3-0 Pogradecin (25-19, 25-18, 25-16). Bardheblutë e patën gjatë gjithë kohës nën kontroll lojën, duke mos e vënë në diskutim fitoren, ndaj morën tri pikë relativisht të lehta.
Bardheblutë ndajnë vendin e dytë bashkë me Partizanin, që në “Asllan Rusi” fitoi 3-0 ndaj Teutës (25-18, 25-21, 25-17).
Ndonëse pritej një ndeshje më e bukur, në fushë komandoi skuadra kryeqytetase, që arriti një fitore të rëndësishme e mori tri pikë të arta.
Superliga-Femra, java e 9-të
Barleti Volley – Vllaznia, 1-3
Tirana – Pogradeci, 3-0
Partizani – Teuta, 3-0
Skënderbeu – Dinamo, 3-0
Renditja: Skënderbeu 26 pikë, Partizani 21 pikë, Tirana 21 pikë, Teuta 10 pikë, Dinamo 10 pikë, Vllaznia 9 pikë, Pogradeci 8 pikë, Barleti Volley 3 pikë.