Shkëndija, Universiteti i Tetovës dhe Liria, nesër mësojnë kundërshtarët e çerekfinales

Volejboll

Shkëndija, Universiteti i Tetovës dhe Liria, nesër mësojnë kundërshtarët e çerekfinales

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 12:59
Pamje nga një ndeshje

Skuadrat e volejbollit Shkëndija, Universiteti i Tetovës, Rabotniçki, Skopje dhe Liria, janë skuadrat që kaluan xhiron e fundit eliminator dhe kualifikuan në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë në volejboll.

Përballja më nxitëse ishte ajo në mes Universitetit të Tetovës dhe Vesna Probishtip, ku skuadra nga Tetova shënoi fitore falë paraqitjes më të mirë gjatë ndeshjes dheishin më të koncetruar në taj brejk.

Strumica, si dhe mbrojtësi i titullit Shtip UGD dhe Boreci kanë siguruar kualifkimin e drejtëpërdrejt në çerekfinale, në bazë të renditjes në pjesën vjeshtore.

Hedhja e shortit është caktuar për 14 shkurt, në orën 13.00, ndërsa përballjet e çerekfinales do të zhvillohen më 19 shkurt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat