Skënderbeu mund Vllazninë dhe ruan kreun

Volejboll

Skënderbeu mund Vllazninë dhe ruan kreun

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 12:07
Pamje nga ndeshja

Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 10-të të Superligës në volejboll për femra.

Skënderbeu kampion fitoi 3-1 në Shkodër ndaj Vllaznisë. Një fitore me përmbysje e skuadrës korcare (18-25, 25-23, 25-20, 25-23), që vuajti shumë për të marrë tri pikët.

Në vendin e dytë qëndron Partizani, që mposhti 3-0 Dinamon në ndeshjen derbi të luajtur në “Asllan Rusi” (25-16, 25-20, 25-23). Edhe pse Dinamo e rriti lojën nga seti në set nuk arriti të përballojë dot skuadrën e “kuqe”, që mori një fitore të rëndësishme.

Po 3-0 fiton edhe Tirana, që mundi Teutën në “Ramazan Njala” në Durrës (25-20, 25-18, 25-12). Nga durrsaket pritej më shumë në këtë sfidë, por ishin shumë larg ritmit të diktuar nga bardheblutë, që kanë po aq pikë sa Partizani në renditje.

Rezultatet

Vllaznia – Skënderbeu, 1-3

Teuta – Tirana, 0-3

Dinamo – Partizani, 0-3

Pogradeci – Barleti Volley, 15 shkurt

Renditja: Skënderbeu 29 pikë, Partizani 24 pikë, Tirana 24 pikë, Teuta 10 pikë, Dinamo 10 pikë, Vllaznia 9 pikë, Pogradeci 8 pikë, Barleti Volley 3 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat