Janë luajtur takimet e javës së 10-të të Superligës në volejboll për meshkuj. Partizani kampion vijon të komandojë renditjen pa asnjë humbje, madje i shkëputur ndjeshëm nga rivalët.
Të kuqtë e trajnerit Ylli Tomorri fituan 3-0 ndaj Studentit në derbin kryeqytetas (25-19, 25-23, 25-14), një ndeshje në përgjithësi në sens unik. Humbja mban Studentin në vendin e tretë.
Fitore të vështirë korri Skënderbeu i vendit të dytë, që mundi 3-2 Vllazninë në Shkodër (21-25, 25-19, 25-17, 18-25, 15-9). Ndeshje që zgjati mbi dy orë, por në fund korcarët morën dy pikë të rëndësishme.
Në Durrës, ekipi i Teutës fitoi 3-1 ndaj Tiranës (25-15, 12-25, 28-26, 25-15), duke parakaluar pikërisht bardheblutë në renditje. Një paraqitje me hope e Tiranës këtë sezon, larg më të mirëve.
Superliga-Meshkuj, java e 10-të
Vllaznia – Skënderbeu, 2-3
Teuta – Tirana, 3-1
Studenti – Partizani, 0-3
Elbasani (pushim)
Renditja: Partizani 27 pikë, Skënderbeu 19 pikë, Studenti 14 pikë, Teuta 11 pikë, Tirana 10 pikë, Vllaznia 9 pikë, Elbasani 0 pikë.