Prishtina ‘75 ka arritur fitoren e saj të pestë në këtë edicion të Raiffeisen Superligës A, duke mposhtur Suti Sportin me rezultatin 3-1.
Ndeshja nisi me dominim të plotë të prishtinaseve, të cilat fituan dy setet e para (9:25, 19:25).
Suti Sport reagoi në setin e tretë, duke fituar me 25:22 dhe duke mbajtur gjallë shpresat për rikthim. Megjithatë, Prishtina ‘75 e përmbylli sfidën në setin e katërt me rezultat 21:25.
Pas kësaj fitoreje, Prishtina ‘75 ka tani 15 pikë, me një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Suti Sport mbetet në 4 pikë pas 13 ndeshjeve.