Skënderbeu nga Kraishta e Lipjanit ka regjistruar fitoren e tij të 11-të këtë edicion në Raiffeisen Superligën A, duke triumfuar me 0:3 (22:25, 17:25, 23:25) ndaj Prishtinës në tresetësh.
"Ndeshja ishte e luftuar në setin e parë dhe të tretë, ku Prishtina u përpoq të rivalizojë, por në fund Skënderbeu e siguroi fitoren me lojë më të organizuar.
Me këtë sukses, kampioni në fuqi forcon edhe më tej pozitën në tabelë, duke qenë një nga pretendentët kryesorë për titull.
Në anën tjetër, Prishtina, e rikthyer këtë edicion në elitë, mbetet në pozitën e parafundit me 5 pikë, duke pasur një rrugë të vështirë drejt shpëtimit", njofton FVK.