Kupa e Shqipërisë në volejboll, trofeu i dytë për nga rëndësia në arenën kombëtare për sportin e rrjetës, tashmë është futur në fazën e nxehtë, teksa sot do luhen gjysmëfinalet e vajtjes.
Dy përballjet në radhët e femrave do të jenë Teuta-Tirana në orën 16:00 në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës dhe Partizani-Skënderbeu në orën 18:00 në “Asllan Rusi”.
Skënderbeu është fitues në dy edicionet e fundit të Kupës, ndërsa rekordin në këtë kompeticion e mban Dinamo me 21 trofe.
Duke kaluar te meshkujt, gjysmëfinalja e parë e ditës nis në orën 17:00, me Skënderbeun që pret Partizanin në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, ndërsa në orën 20:00 në “Asllan Rusi” do të luhet derbi i kryeqytetit ndërmjet Studentit dhe Tiranës.
Partizani është ekipi që mban fronin në këtë kompeticion, ndërsa rekordi i përket Dinamos me 18 Kupa të fituara në histori, ndjekur nga Studenti me 16 dhe Partizani me 14. Gjysmëfinalet e kthimit do të zhvillohen më datë 25 shkurt.