Janë luajtur ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra.
Skuadra kampione e Skënderbeut fitoi 3-1 në kryeqytet ndaj Partizanit (25-15, 22-25, 25-19, 25-13), duke hedhur një hap të sigurtë drejt finales.
Ndeshje në përgjithësi e kontrolluar nga vajzat korçare, gjithnjë në epërsi. Partizani luajti mirë vetëm në setin e dytë, shumë pak për të pretenduar fitoren dhe kualifikimin, ndërkohë që pas një jave luhet ndeshja e kthimit.
Në Durrës, ekipi i Tiranës fitoi 3-2 ndaj Teutës (22-25, 22-25, 27-25, 25-19, 15-9). Një fitore me përmbysje e bardhebluve, që pas distantazhit 0-2 mund të humbisnin edhe setin e tretë, vendosur në pikët shtesë.
Pikërisht fitorja e setit të tretë ndryshoi rrjedhën e lojës, me TIranën që luajti më e kujdesshme dhe e bindur te fitorja. Ndërsa Teuta toleroi dhe pësoi një humbje, në një ndeshje që mund ta kishte fituar lehtësisht.
Gjysmëfinale-Femra (sfidat e para)
Teuta – Tirana, 2-3
Partizani – Skënderbeu, 1-3
Gjysmëfinale-Femra (sfidat e dyta)
25 shkurt, Skënderbeu – Partizani
25 shkurt, Tirana – Teuta